Historiku i Partisë
Zgjedhjet vendore të 14 Maji
Partia Levizja e Legalitetit rezulton me afer dyfish te votave nga zgjedhjet e fundit me 22 mandate keshilltarësh bashkiak me moshe mesatare 35 vjec. Gjithasht tashmë në vazhdimësi PLL, me besim në Zot vazhdon punën për një ridimensionim të mëtejshëm të strukturave të saj duke kontribuar në sigurimin e standarteve demokratike në vend në shërbim të zhvillimit e prosperitetit e të interesit kombëtar
KUVENDI XX i Partisë Lëvizja e Legalitetit.
Zhvilloj punimet me datë 21 Nëntor 2021 në sallën e Resort “STELA” Tiranë, pikërisht ditën e 78 vjetorit të kongresit I kur u krijua OKLL. Gjithasht tashmë në vazhdimësi PLL, me besim në Zot vazhdon punën për një ridimensionim të mëtejshëm të strukturave të saj duke kontribuar në sigurimin e standarteve demokratike në vend në shërbim të zhvillimit e prosperitetit e të interesit kombëtar
Zgjedhjet e 25 Prillit 2021
Partia Levizja e Legalitetit doli parti parlamentare me dy mandate deputeti nga lista shumeemërore nën siglen PLL. z. Petrit DODA znj.Andia ULLIRI
KONGRESI I XIX I PLL.
Me 25 Nentor 2017 zhvilloj në Tiranë punimet Kuvendi i XIX i PLL. Si gjithmonë edhe ky kuvend i radhës u zhvillua në menyren më demokratike të mundshme. Delegatët ishin zgjedhur nga zhvillimi i konferencave zgjedhore në çdo dege. Kuvendi i nisi punimet në ora 10.00 në sallen e Xheko Imperial Hotel Kryetar i drejtimit të punimeve trë kuvendit ishte z.Gramos Xhaferi. Fjalën përshëndetëse në emër të Princit Leka II e mbajti z.Tomorr Alizoti. Në seancen e fundit të punimeve të kuvendit u zhvillua votimi i fshehte për kryetarin e ri të PLL. Per kryetar të PLL kandiduan Z. Shpëtim Axhami dhe z.Beniamin Bakalli kjo pas terheqjes nga gara e kandidimit e znj. Anila Biba. Gjithasht tashmë në vazhdimësi PLL, me besim në Zot vazhdon punën për një ridimensionim të mëtejshëm të strukturave të saj duke kontribuar në sigurimin e standarteve demokratike në vend në shërbim të zhvillimit e prosperitetit e të interesit kombëtar
Zgjedhjet parlamentare te vitit 2017
PLL, në prag të zgjedhjeve parlamentare te vitit 2017 iu bashkua koalicionit opozitar duke qenë serioze, besnike dhe aktive në këtë aksion të përbashkët. Marrveshje e 17 Majit Rama-Basha detyroj mos regjistrim e partive të tjera në zgjedhje dhe kandidimin vetëm me sigel PD për të gjithë aleatët. Kryetari i PLL z.Gjana u radhit i katerti në listen e PD për Qarkun Diber, kjo radhitje nuk ishte e duhura për vetë faktin kush është PLL brenda së djathtës shqiptare, vlerave dhe kontributeve të saj edhe pas viteve ‘90, e për vetë strukturat e saj organizative në baze. Z. Gjana u terhoq nga ky kandim. Kriza politike, marrveshja e paparashikuar e bërë mes PD dhe PS , e gjeti PLL të papregatitur duke mos marrë pjesë dhe duke mos u perfaqësuar si subjekt në këto zgjedhje, fatkeqesisht dolëm të humbur pa perfaqesim në parlament dhe pa një përqindje në numer votash Menjëherë pas situates së krijuar filloj zhvillimi i organizimit te konferencave në rrethe dhe pregatitja për kuvendin e ardhshem ku z.Gjana, mbajti personalisht pergjegjesine dhe vendosi per të mos rikandiduar për një mandat të dytë në postin si kryetar i PLL.
Ribotohet "Gazeta Atdheu"
Kryesia e re nën drejtimin e z Gjana intensifikoi punen tashme në një strukturim tjetër duke pasur parasysh edhe ndarjen e re administrative. U zhvilluan shume aktivitete politike dhe perkujtimore. U ribotua si shtyp i shkruajtur “Gazeta Atdheu” Ne zgjedhjet lokale te vitit 2015 me ndarjen e re administrative PLL ishte pjese e kualicionit dhe arriti te marr nje numer te konsiderueshem votash dhe keshilltaresh bashkiak. Ky numer votash ishte me i ulet se numri i votave ne zgjedhjet lokale te vitit 2011, nisur edhe nga ndarja e re administrative, por me i larte se ai i zgjedhjeve parlamentare te vitit 2013. Ne 2015 duke u nisur edhe nga këto rezultate nga disa drejtues dhe ish drejtues u kerkua mbledhje e keshillit kombetar për thirrjen e kuvendit të jashtzakonshëm të PLL. Kjo nisëm nuk u perkrah nga shumica e strukturave te PLL, legalistet ditën të qendrojnë të bashkuar si gjithmonë.
KUVENDI I XVIII-i PLL
Ne Nentor te vitit 2013 ne Tirane zhvilloj punimet Kuvendi i XVIII i PLL. Punimet e kuvendit u zhvilluan ne sallën e Akademisë së Arteve në Tirane. Ne këtë kuvend kandiduan për Kryetar të PLL. Z.Ekrem Spahiu ish kr i PLL i cili dali me propozim nga delegatet e salles kuvendit, pasi paraprakisht ishte terhequr për të mos kandiduar. Z .Sulejman Gjana Z.Murat Basha Z.Agim Kraja Ne raundin e parë asnjëri prej kandidateve nuk mori mbi 50% të votave. Ne raundin e dytë me palotazh kandiduan z.Ekrem Spahiu dhe z.Sulejmen Gjana ku pas votimit dhe numerimit te votave fitues dhe kryetar i ri i PLL u shpall z.Sulejman Gjana. Nga Kuvendi dolë. strukturat e larta te tjera drejtuese. Z.Sadedin BALLA sek pergjithshem. Artan TUJANI Kr kesh kombetar Shpetim Axhami Zv. kryetare Dilaver Nela Sek organizativ Skender Zogu Kr senati Anila Biba Kr forumit guas Gentian Kaca Kr forumit rinor
PLL rifreskoi përsëri përbërjen e Kryesisë
Në fund të vitit 2008, PLL rifreskoi përsëri përbërjen e Kryesisë, duke plotësuar sekretariatin, me qëllim që të forcoheshin disa aspekte të aktivitetit të PLL në prag të zgjedhjeve të 2009. Kryetari i PLL në këtë periudh ishte zv i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve. Kongresi XVII, 21 nëntor 2009 (Salla e “Akademisë së Arteve”, Tiranë)
Kongresi XVI
Kongresi XVI, 8 tetor 2005 (Salla e “Akademisë së Arteve”, Tiranë) Kongresi XVI u zhvillua në 8 tetor 2005 dhe kandidatë përballë z.Spahiu kësaj radhe ishin: z.Blerim Kamberi, Sekretar për burimet njerëzore, i cili u tërhoq nga gara në minutën e fundit dhe z.Astrit Kola, zëdhënës politik i PLL. Pas votimit, z.Ekrem Spahiu fitoi përsëri postin e kryetarit për një mandat 4-vjeçar. Ekipi drejtues i PLL do të pësonte ndryshime të lehta, por në përgjithësi do të ruhej ekipi që tashmë drejtonte prej 2 vitesh PLL-në. Kryetar i Këshillit Kombëtar u rizgjodh z.Nebi Ganellari. Legaliteti në këtë periudhë është udhëhequr nga filozofia monarkiste që përmblidhet në fjalët: “Kur nuk është e rëndësishme të ndryshosh, bëhet e rëndësishme të mos ndryshosh”.
Rifreskim të ekipit të tij drejtues
Në fund të vitit 2003 dhe në fillim të vitit 2004, z.Spahiu bëri një rifreskim të ekipit të tij drejtues duke afruar në drejtimin e PLL njerëz të rinj e me kontribute në radhët e PLL. Shënojmë gjithashtu që zgjedhjet e 3 korrikut 2005 shënuan një rënie të profilit politik të Legalitetit, për shkak të daljes në skenë të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Kjo nismë politike e dëmtoi rëndë lëvizjen legaliste në Shqipëri, duke e lënë jashtë parlamentit për një mandat 4-vjeçar, në një kohë që votat e marra nga elektorati nuk e justifikonin një pozitë të tillë. Gjithasht tashmë në vazhdimësi PLL, me besim në Zot vazhdon punën për një ridimensionim të mëtejshëm të strukturave të saj duke kontribuar në sigurimin e standarteve demokratike në vend në shërbim të zhvillimit e prosperitetit e të interesit kombëtar
Kthimi përfundimtar i Familjes Mbretërore në atdhe
Kongresi XV mund të quhet me plot gojën si kongresi i konsolidimit të Lëvizjes Legaliste në Shqipëri. Ngjarja më e rëndësishme në këtë periudhë shënohet kthimi përfundimtar i Familjes Mbretërore në atdhe, më 28 qershor 2002. Por njëkohësisht me këtë kthim, do të shihnim të ndërronin jetë njëra pas tjetrës MS Nëna Mbretëreshë Geraldinë si dhe MS Mbretëresha Suzan. Ndërsa në jetën e brendshme partiake mund të shënohet përjashtimi nga radhët e PLL-së i tre deputetëve, që votuan në një rast në kundërshtim me vendimet që kishte marrë kryesia e PLL
Kongresi XV
Kongresi XV, 8 tetor 2001 (Salla e “Akademisë së Arteve”, Tiranë) Kongresi i 15-të i PLL u zhvillua më 8 tetor 2001. Kandidatë për kryetar ishin z.z.Ekrem Spahiu, Bahri Kollçaku e Shaqir Hasani. Pas votimit, z.Spahiu u konfirmua përsëri kryetar përballë dy rivalëve të tij. Ekipi i ri i z.Spahiu do të kishte praktikisht të njëjtën përbërje që kishte para këtij kongresi, me të vetmin ndryshim që z.Sadedin Balla tashmë do të promovohej në postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Kongresi miratoi disa ndryshime të rëndësishme statutore në lidhje me strukturat, funksionet, afatet kohore etj të PLL. U formuan organizatat partnere të PLL siç janë Senati i veteranëve, Forumi i Grave dhe Forumi rinor. U vendos që mandati i kryetarit dhe delegatëve të jetë 4 vjet, si dhe u fiksuan postet e nënkryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm. U modifikua edhe organizimi i Këshillit Kombëtar, i cili tashmë drejtohej vetëm nga Kryetari si ofiqar i vetëm i këtij forumi.
Zgjedhjet parlamentare
Në zgjedhjet parlamentare të 24 qershorit 2001, PLL mori 5 mandate deputet nga proporcionali i kualicionit të atëhershem z.Ekrem Spahiu, z.Bahri Kollçaku, Sadedin Balla, Ethem Fezollari dhe Sali Shehu. Gjithasht tashmë në vazhdimësi PLL, me besim në Zot vazhdon punën për një ridimensionim të mëtejshëm të strukturave të saj duke kontribuar në sigurimin e standarteve demokratike në vend në shërbim të zhvillimit e prosperitetit e të interesit kombëtar
Kongresi XIV
Kongresi XIV, i jashtëzakonshëm, 12 prill 1998 (Salla e “Teatrit Kombëtar” Tiranë) Gjithasht tashmë në vazhdimësi PLL, me besim në Zot vazhdon punën për një ridimensionim të mëtejshëm të strukturave të saj duke kontribuar në sigurimin e standarteve demokratike në vend në shërbim të zhvillimit e prosperitetit e të interesit kombëtar
Zgjedhjet e 29 qershorit 1997
Në zgjedhjet e 29 qershorit 1997, PLL për herë të parë merr dy deputetë, Dr. Guri Durollari e z. Spartak Ngjela, ndërsa dihet se rezultatet e referendumit u manipuluan dhunshëm në dëm të monarkisë. Gjithasht tashmë në vazhdimësi PLL, me besim në Zot vazhdon punën për një ridimensionim të mëtejshëm të strukturave të saj duke kontribuar në sigurimin e standarteve demokratike në vend në shërbim të zhvillimit e prosperitetit e të interesit kombëtar
Kongresi XIII
Kongresi XIII i PLL, 21 nëntor 1996 (Pallati i Kongreseve, Tiranë) Gjithasht tashmë në vazhdimësi PLL, me besim në Zot vazhdon punën për një ridimensionim të mëtejshëm të strukturave të saj duke kontribuar në sigurimin e standarteve demokratike në vend në shërbim të zhvillimit e prosperitetit e të interesit kombëtar
Tubim të këshillit kombëtar
Ekipi fillestar i z.Durollari përbëhej nga z.Ahmet Kolgjini e Lluka Adhami si nënkryetarë dhe z.Rasim Sina si sekretar i përgjithshëm. Por ky ekip nuk do të kishte jetë të gjatë, pasi z.Durollari praktikisht nuk bënte mbledhje asnjëherë. Në një tubim të këshillit kombëtar (23 tetor 1994), nënkryetarët e partisë japin dorëheqje, por z.Durollari i zëvendëson menjëherë, pa u thelluar në arsyet e këtyre dorëheqjeve. Ekipi i ri i z.Durollari do të plotësohej me z.Skënder Kalaja si nënkryetar dhe z.Bajram Xhafa si Sekretar i përgjithshëm. Por edhe këta do të konfrontoheshin shpejt me kryetarin Durollari dhe ky i fundit do të krijonte përsëri një kryesi të re me z.Riza Mehmeti, Ahmet Kaziu etj.. Me këtë gjendje amullie do të hyhej në zgjedhjet e 26 majit 1996, ku Legaliteti pati rezultate modeste. Gjithasht tashmë në vazhdimësi PLL, me besim në Zot vazhdon punën për një ridimensionim të mëtejshëm të strukturave të saj duke kontribuar në sigurimin e standarteve demokratike në vend në shërbim të zhvillimit e prosperitetit e të interesit kombëtar
Kongresi XII
Mbas rënies së regjimit komuist më 1990, u çel udha që legalistët të zhvillonin zyrtarisht aktivitetin e tyre politik. Por në fakt gjërat nuk ishin aq të thjeshta saç dukeshin. Porosia e shefit të Partisë Komuniste (ose PPSH) ishte që Legaliteti mos të aprovohej ligjërisht si parti. Kjo qe arsyeja që vetëm mbas kërkesash ligjore e përpjekjesh të shumta, më 20 shkurt 1992, u miratua Partia “Lëvizja e Legalitetit”. Kryetar i komisionit të përkohshëm organizativ ishte z.Ibrahim Sokoli. Ky grup njerëzish arriti të organizojë degët e PLL në rrethe, megjithëse mjetet financiare dhe të tjera praktikisht ishin inekzistente. Gjithasht tashmë në vazhdimësi PLL, me besim në Zot vazhdon punën për një ridimensionim të mëtejshëm të strukturave të saj duke kontribuar në sigurimin e standarteve demokratike në vend në shërbim të zhvillimit e prosperitetit e të interesit kombëtar
Kongresi i dhjetë në mërgim 25-26 nëntor 1989 (“Royce Hotel” New York)
Kongresi i dhjetë në mërgim po zhvillohej në një kohë ndryshimesh tektonike në rendin botëror, ishte koha e rënies së të ashtuquajturës “Perandori e së keqes” dmth rrëzimi i regjimeve komuniste në të gjithë lindjen e Europës. Vetëm Shqipëria kishte ngelur pa asnjë ndryshim politik, duke ndjekur vijën e saj staliniste. Gjithasht tashmë në vazhdimësi PLL, me besim në Zot vazhdon punën për një ridimensionim të mëtejshëm të strukturave të saj duke kontribuar në sigurimin e standarteve demokratike në vend në shërbim të zhvillimit e prosperitetit e të interesit kombëtar
Kongresi i nëntë në mërgim nëntor 1986 (New York)
Kongresi i nëntë në mërgim ka ruajtur praktikisht të pandryshuar strukturat e kongresit paraardhës. Kështu në postin e Sekretarit të Përgjithshëm u rizgjodh z.Fuad Myftija. Ndërsa si Kryetar i Këshillit Kombëtar, rikonfirmua z.Hysen Prishtina. Edhe nënsekretarët dhe nënkryetarët ishin po ata që dolën nga kongresi i tetë, pra zotërinjtë z.Ibrahim Kulla e Fahri Barolli si ndihmës të z.Myftija dhe z.z.Ramiz Dani e Safet Malushi si ndihmës të z.Prishtina. Sekretar i Këshillit Kombëtar do të konfirmohej përsëri z.Rasim Sina, ndërsa me çështjet e shtypit dhe gazetës “Atdheu” ishte ngarkuar z.Hysen Mulosmani. Gjithasht tashmë në vazhdimësi PLL, me besim në Zot vazhdon punën për një ridimensionim të mëtejshëm të strukturave të saj duke kontribuar në sigurimin e standarteve demokratike në vend në shërbim të zhvillimit e prosperitetit e të interesit kombëtar
Kongresi i tetë në mërgim 26-27 nëntor 1983 “Hotel Sheraton Inn” (La Guardia, New York)
Kongresi i tetë u zhvillua në një atmosferë mjaft të ndryshme nga kongreset e tjera për shkak të diskutimeve që u bënë mbi mandatet e anëtarëve të kongresit dhe listës së Këshillit Kombëtar. Kjo çështje u zgjidh në fund me konsensus prej dy kandidatëve për Sekretar të Përgjithshëm, pra Dr.Fuad Myftisë dhe z.Nerim Kupi, kreu i OKLL deri në këtë kongres. Gjithasht tashmë në vazhdimësi PLL, me besim në Zot vazhdon punën për një ridimensionim të mëtejshëm të strukturave të saj duke kontribuar në sigurimin e standarteve demokratike në vend në shërbim të zhvillimit e prosperitetit e të interesit kombëtar
Kongresi i shtatë në mërgim 29-30 nëntor 1980 (“Hotel Doral Inn” New York)
Kryesia e përkohshme e Kongresit të shtatë në mërgim, e cila do të konfirmohej më pas definitivisht, përbëhej nga z.z.Hysen Mulosmanaj, Ndrec Gjergji dhe Reshad Agaj, përkatësisht si kryetar, nënkryetar e sekretar të kongresit. Gjithasht tashmë në vazhdimësi PLL, me besim në Zot vazhdon punën për një ridimensionim të mëtejshëm të strukturave të saj duke kontribuar në sigurimin e standarteve demokratike në vend në shërbim të zhvillimit e prosperitetit e të interesit kombëtar
Kongresi i gjashtë në mërgim 26-27 nëntor 1977 (“The Biltmore hotel” New York)
Kryesia e përkohshme e Kongresit të gjashtë në mërgim përbëhej nga z.z.Shehat Osmani, Mustafa Kulla dhe Rasim Sina, përkatësisht si kryetar, nënkryetar e sekretar të kongresit. Kjo kryesi, më pas në seancë të posaçme do të konfirmohej në drejtimin e punimeve të Kongresit. Gjithasht tashmë në vazhdimësi PLL, me besim në Zot vazhdon punën për një ridimensionim të mëtejshëm të strukturave të saj duke kontribuar në sigurimin e standarteve demokratike në vend në shërbim të zhvillimit e prosperitetit e të interesit kombëtar
Kongresi i pestë në mërgim 23-24 nëntor 1974 (“Sheraton McAlpin Hotel” New York)
Këtë kongres e çeli veterani i njohur z.Xhemal Laçi, i cili pas votimit u zgjodh definitivisht në detyrën e Kryetarit të kongresit. Ndihmësit e tij ishin z.z.Teki Xhindi dhe Reshat Agaj si n/kryetar e sekretar. Gjithasht tashmë në vazhdimësi PLL, me besim në Zot vazhdon punën për një ridimensionim të mëtejshëm të strukturave të saj duke kontribuar në sigurimin e standarteve demokratike në vend në shërbim të zhvillimit e prosperitetit e të interesit kombëtar
Kongresi i katërt në mërgim 25-26 shtator 1971 (“Sheraton McAlpin Hotel” New York)
Kongresi i katërt në mërgim u zhvillua pak kohë para afatit, për shkak të dorëheqjes së parakohshme të Sekretarit të Përgjithshëm z.Selim Damani si edhe për shkak të vdekjes së papritur të kryetarit dhe nënkryetarit të Këshillit Kombëtar z.z.Hamza Drini dhe Rexhep Radomira. Në këtë kongres janë miratuar disa ndryshime të rëndësishme në statut dhe në rregulloren e OKLL-së. Gjithasht tashmë në vazhdimësi PLL, me besim në Zot vazhdon punën për një ridimensionim të mëtejshëm të strukturave të saj duke kontribuar në sigurimin e standarteve demokratike në vend në shërbim të zhvillimit e prosperitetit e të interesit kombëtar
Kongresi i tretë në mërgim 30 nëntor-1 dhjetor 1968 (“Sheraton McAlpin Hotel” New York)
Ky kongres zgjodhi në postet kryesore, z.Selim Damani - si Sekretar i Përgjithshëm dhe z.Fuad Myftija si zëvendës i tij. Kandidat për Sekretar të Përgjithshëm ishte z.Adem Hodo, i cili u tërhoq nga gara para votimit. Ndërsa sekretar i zyrës së KQ do të caktohej z.Reshad Agaj. Kryetar i Këshillit Kombëtar u zgjodh një figurë e njohur konsensuale si z.Hamza Drini. Kryetar i kongresit ishte Dr.Fuad Myftija, nënkryetare znj.Mary Selma Vrioni-Zavalani ndërsa sekretar z.Reshad Agaj. Gjithasht tashmë në vazhdimësi PLL, me besim në Zot vazhdon punën për një ridimensionim të mëtejshëm të strukturave të saj duke kontribuar në sigurimin e standarteve demokratike në vend në shërbim të zhvillimit e prosperitetit e të interesit kombëtar
Kongresi i dytë në mërgim 9-10 prill 1966 (“Sheraton Atlantic Hotel”, New York)
Duhet shënuar se ky kongres u zhvillua jashtë afatit statutor, për shkak se kishte ndërruar jetë z.Nuçi Kota, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes. Kandidat i propozuar për postin e Sekretarit të Përgjithshëm ishte vetëm z.Selim Damani, i cili kishte caktuar si zëvendës të tijin, z.Teki Xhindi. Ky propozim dhe lista me anëtarët e Komitetit Qendror, pas debatesh, vërejtjesh e sugjerimesh, u votua me 124 vota pro, 9 kundra dhe 3 abstenime. Kongresin e çeli z.Hamza Drini ndërsa më pas punimet i drejtuan zotërinjtë: Fiqret Ftera, Ferdin Toptani dhe Mexhid Dibra, përkatësisht në postet e kryetarit, n/kryetarit dhe sekretarit të kongresit. Gjithasht tashmë në vazhdimësi PLL, me besim në Zot vazhdon punën për një ridimensionim të mëtejshëm të strukturave të saj duke kontribuar në sigurimin e standarteve demokratike në vend në shërbim të zhvillimit e prosperitetit e të interesit kombëtar
Kongresi i parë në mërgim 24-25 nëntor 1962 (“Sheraton Atlantic Hotel”, New York)
Kongresi i parë në mërgim dhe i dyti në radhë pas atij të Zall-Herrit, i zhvilluar në “Sheraton Atlantic Hotel” të New Yorkut, - u thirr nga Kryetari i OKLL, Abaz Kupi, në bashkëpunim me z.Nuçi Kota, kryetar i Këshillit Qendror të Përkohshëm. Në këtë periudhë, duhet pasur parasysh se Abaz Kupi, për sa kohë që ka qenë gjallë, është konsideruar si kryetar i OKLL, megjithëse organikisht OKLL-ja kishte Sekretar të Përgjithshëm, post i barazvlefshëm me atë të kryetarit të partisë. Në kongresin e parë në mërgim është miratuar programi politik, statuti dhe rregullorja e OKLL-së. Kryetar i Kongresit u zgjodh z.Reshat Agaj, ndërsa z.z.Teki Xhindi dhe Adem Hodo, respektivisht nënkryetar dhe sekretar. Gjithasht tashmë në vazhdimësi PLL, me besim në Zot vazhdon punën për një ridimensionim të mëtejshëm të strukturave të saj duke kontribuar në sigurimin e standarteve demokratike në vend në shërbim të zhvillimit e prosperitetit e të interesit kombëtar
Momenti i dytë kulmor në historinë e Legalitetit në Shqipëri
Legaliteti (OKLL) si organizatë politike-luftarake (1943-1944) Gjithasht tashmë në vazhdimësi PLL, me besim në Zot vazhdon punën për një ridimensionim të mëtejshëm të strukturave të saj duke kontribuar në sigurimin e standarteve demokratike në vend në shërbim të zhvillimit e prosperitetit e të interesit kombëtar
TRIUMFI LEGALITETIT
Origjina e Lëvizjes Legaliste, (pra Partisë Lëvizja e Legalitetit) lidhet ngushtë me ngjarjet politike të viteve 1920-1924 dhe me veprimtarinë e aktet e Ahmet Zogut, si Ministër i Brendshëm, deputet e Kryeministër i Shqipërisë. Në lidhje me emrin Legalitet, peshën kryesore në këtë kontekst e mban data 24 dhjetor 1924, kur forcat qeveritare, të kryesuara nga Ahmet Zogu, Komandant i Operacionit të Posaçëm, arrijnë të rikthejnë në pushtet, qeverinë e ligjshme të kryeministrit Iljaz Vrioni, duke larguar qeverinë e Nolit, dalë kjo prej Grushtit të Shtetit të Qershorit 1924. Kjo ngjarje historike është njohur dhe quajtur si “Triumf i Legalitetit” Në vështrim retrospektiv, Triumfi i Legalitetit konsiderohet si data e konsolidimit të një grupi politik kombetar.